Shqipëria brenda këtij viti do të bëjë transparente llogaritë bankare për të paktën 82 vende të botës të cilat kanë rënë dakord të shkëmbejnë informacion, me qëllim që të ulin evazionin fiskal. Administratat tatimore të këtyre vendeve do të japin e marrin informacion për llogaritë bankare të shqiptarëve dhe huajve.

Lista e vende u publikua në Fletoren Zyrtare, ndërkohë që bankat kanë nisur prej muajsh marrjen e informacionit tatimor për klientët me një formular të posaçëm.

Më pas, çdo institucion financiar raportues në Republikën e Shqipërisë i raporton Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve informacionin mbi llogarit e raportueseje, sipas shtojcës IV bashkëlidhur “Metodat e transferimit të të dhënave nga institucionet financiare të detyruar për të komunikuar me administratën tatimore, në kuadër të shkëmbimit automatik të informacionit të llogarive financiare”.

Autoriteti kompetent, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, shkëmben me administratat e tjera tatimore informacionin e marrë nga institucionet financiare raportuese, nëpërmjet sistemit CTS. Ky sistem, i cili aksesohet kundrejt një tarife vjetore, do të mundësojë transmetimin/pranimin e mesazheve dhe të integrimin me sistemet e autoriteteve të tjera tatimor.

Çdo institucion financiar raportues duhet të raportojë tek administrata tatimore informacionin në lidhje me secilën llogari të raportueshme emrin, adresën, juridiksionin e rezidencës, datën dhe vendin e lindjes (në rastin e një individi) të secilit person të raportueshëm që është mbajtës i llogarisë.

Vendet nënshkruese ose ndryshe të quajtura Grupi i Adaptuesve të Hershëm, duke ditur se evazioni tatimor mund të trajtohet në mënyrë efektive vetëm në nivel global, janë angazhuar nëpërmjet marrëveshjes për miratimin e një standardi të vetëm e të ri global, për shkëmbimin automatik të informacionit të tatimpaguesit dhe zbatimin e njëjtë dhe efektiv të këtij standardi;

Sipas standardit të ri global, një gamë e gjerë e informacionit do të shkëmbehet mbi llogaritë offshore, duke përfshirë bilancet e llogarive dhe të pronësisë, e cila do të bëjë të mundur parandalimin e evazionit fiskal dhe trajtimin e mashtrimit fiskal. Kjo pasi, veprimtaria e evazorëve jo vetëm zvogëlon të ardhurat publike, por dhe dobëson besimin në drejtësinë e sistemit tatimor, si dhe rrit barrën mbi tatimpaguesit e ndershëm” thuhet në relacion.

Lista e 82 shteteve

  1. Shqipëri
  2. Argjentinë
  3. Andorra
  4. Australi
  5. Austri
  6. Antigua & Barbuda
  7. Azerbajxhan
  8. Belgjikë
  9. Bulgari
  10. Brazil
  11. Barbados
  12. Kolumbia
  13. Kroaci
  14. Qipro
  15. Republika Çeke
  16. Kanada
  17. Kili
  18. Kinë
  19. Ishujt Cook
  20. Kosta Rika
  21. Danimarkë
  22. Ekuador
  23. Estoni
  24. Ishujt Faroe
  25. Finlandë
  26. Francë
  27. Gjermani
  28. Gjibraltar
  29. Greqi
  30. Guernsey
  31. Greenland
  32. Grenada
  33. Hungari
  34. Hong-Kong (Kinë)
  35. Islandë
  36. Indi
  37. Irlandë
  38. Isle of Man
  39. Itali
  40. Izrael
  41. Indonezi
  42. Japoni
  43. Jersey
  44. Kazakistan
  45. Kore
  46. Letoni
  47. Liberi
  48. Lihtenstein
  49. Lituani
  50. Luksemburg
  51. Maltë
  52. Meksikë
  53. Malajzi
  54. Mauritius
  55. Monako
  56. Marok
  57. Holandë
  58. Norvegji
  59. Zelandë e Re
  60. Nigeri
  61. Oman
  62. Poloni
  63. Portugali
  64. Pakistan
  65. Panama
  66. Rusia
  67. San Marino
  68. Seychelles
  69. Sllovakia
  70. Sllovenia
  71. Afrika e Jugut
  72. Saint Kitts and Nevis
  73. Saint Lucia
  74. Spanjë
  75. Suedi
  76. Arabia Saudite
  77. Singapori
  78. Zvicra
  79. Turqi
  80. Turks and Caicos islands
  81. Mbretëria e Bashkuar
  82. Uruguai