Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka bllokuar aksesin e 56 faqeve elektronike që ofronin zhvillimin e lojërave online, pas një kërkese të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (shih listën e faqeve të bllokuara në fund).
Burime zyrtare të AKEP thanë për Monitor se “AKEP nuk është institucioni iniciues dhe as vendimmarrës në lidhje me bllokimin e aksesit të faqeve elektronike, por AKEP ka marrë një kërkesë zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit, ku është kërkuar bllokimi i faqeve të internetit të shoqërive që ofrojnë zhvillimin e lojërave online, në kundërshtim me Ligjin nr.155/2015 “Për Lojërat e Fatit në Republikën e Shqipërisë”.
Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ka dërguar kërkesën pranë AKEP, pasi ka vlerësuar si të paligjshme përmbajtjen e faqeve elektronike.
Pas marrjes së kërkesës AKEP u ka çuar një shkresë operatorëve, që kryejnë aktivitet në fushën e basteve sportive, ku kërkon mbylljen e faqes. “AKEP, me disponimin e kërkesës së organit kompetent të fushës për kufizimin e transmetimit me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme, i drejtohet sipërmarrësit, subjektit që ofron rrjetin dhe/ose shërbimet e komunikimit elektronik publik, për ndërprerjen dhe bllokimin e transmetimit të kësaj përmbajtje”.
Pas kësaj kërkese për kufizimin e transmetimit me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme, sipërmarrësi është i detyruar të veprojë menjëherë për ndërprerjen dhe bllokimin e transmetimit.
Këto faqe interneti ofronin opsionin e kazinove, lojërave online dhe vendosjes së basteve për ndjeshje, një aktivitet që është konsideruar si i paautorizuar dhe i palicencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.
Aktiviteti i lojërave të fatit, lotove e kazinove është zgjerur ndjeshëm vitet e fundit edhe përmes pikave fizike të ofrimit të këtyre shërbimeve. Sipas të dhënave të përpunuara nga “Monitor”, bazuar në xhirot e deklaruara të 14 kompanive kryesore të kazinove, basteve, loto, bingo, lotari, qarkullimi vjetor zyrtar i industrisë ishte 16.6 miliardë lekë, ose rreth 132 milionë euro, në vitin 2017. Në krahasim me një vit më parë, shpenzimet e shqiptarëve për loto e kazino janë rritur me 9.3%, apo rreth 11 milionë euro më shumë. Biznesi më i madh është te kazinotë. Nga deklarimet zyrtare, kazinotë elektronike rezultojnë kategoria ku shqiptarët tentojnë të provojnë fatin, në zgjedhjen e bardhë apo e zezë, lojërat me fruta, slot machines etj. Në subjektet e licencuara nga Autoriteti si kazino elektronike, rezultojnë të jenë shpenzuar 10 miliardë lekë, ose rreth 78 milionë euro. Kazinoja elektronike më e madhe në vend APEX – AL, e ndjekur nga ADRIATIK GAME, ASTRA ALBANIA Sh.a. Rritja e qarkullimit vjetor për kazinotë ka qenë minimale në 2017-n. Në të kundërt, kompanitë e basteve sportive kanë parë rritje të ndjeshme të të ardhurave në 2017-n, ndonëse një vit i zakonshëm pa Kampionate Botërore apo Europiane, i ndikuar nga shtimi i pikave nëpër qendrat e qyteteve. Për Top Start, Lotto Sport, ITSGA, rritja vjetore ka qenë afër 20%. Në total, shpenzimet për loto ishin 5.8 miliardë lekë, ose rreth 48 milionë euro në vitin 2017.
Lista e faqeve elektronike, që janë bllokuar nga AKEP, pas kërkesës së Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit është si më poshtë:
-
www.superbast.com
-
www.pinnacle.com
-
www.williamhill.com
-
www.sbobet.com
-
www.maxbet.com
-
www.bet365.com
-
www.bwin.com
-
www.mollybet.com
-
www.asianodds.com
-
.www.betcity.com
-
www.maxlloto.com
-
www.betfair.com
-
.www.eurolive.com
-
www.betplus355.com
-
www.igcbet.com
-
www.m8.com
-
www.1xbet.com
-
www.matchbook.com
-
www.dafabet.com
-
www.paddypower.com
-
www.bet300.com
-
www.planetwin365.com
-
www.lumibet.com
-
www.888sport.com
-
www.betstars.com
-
www.bet111.al
-
www.marathonbet.com
-
www.10bet.com
-
www.unibet.com
-
www.5dimes.eu
-
www.32red.com
-
www.betsafe.com
-
www.betsson.com
-
www.betadria.com
-
www.sportbet.com
-
www.planetofbets.com
-
www.18bet.com
-
www.sportsbetting.ag
-
www.lsbet.com
-
www.planetofbets.ng
-
www.slbet.com
-
www.parimatch.com
-
www.buff88.com
-
www.betboro.com
-
www.europebet.com
-
www.novibet.com
-
www.nordicbet.com
-
www.guts.com
-
www.jetbull.com
-
www.netbet.com
-
www.mybet.com
-
www.optibet.com
-
www.tipbet.com
-
www.betcris.com
-
www.winmasters.com
-
www.betrally.com
Burimi: Monitor