35 anëtarë të Asamblesë së Përgjithshme të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Durrës, në katër kollonat kryesore të biznesit: Tregti, Shërbime, Prodhim e Ndërtim, presin të zgjedhin nesër organet drejtuese për një mandat të ri, kreun e kësaj dhome si dhe këshillin drejtues.
Deri tani dy kandidatë kanë tërhequr formularët duke shpallur kandidaturën për organizimin më të rëndësishëm të biznesit në Durrës. Ata janë Eduart Xhepa dhe Alban Isteri, pohuan burimet zyrtare të kësaj Dhome. Nuk përjashtohet mundësia që edhe gjatë ditës së nesërme të dalë edhe ndonjë kandidat tjetër, pasi mundësia për të kandiduar është e hapur. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, si dhe Këshilli Drejtues pritet të zgjidhen nga anëtarët e Asamblesë.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Durrës, prej disa ditësh është përfshirë nga zgjedhjet e brendshme të saj. Gjatë kësaj jave nëpërmjet procesit të votimit po zgjidhen organet drejtuese, asambleja e përgjithshme dhe kryetari i saj. 350 anëtarë kanë votuar për asamblenë e përgjithshme të kësaj dhome në katër kuti votimi dy ditë më parë.
Asambleja e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë përbëhet nga 35 anëtarë që vijnë nga katër drejtime: Shërbimet, Prodhimi, Tregtia dhe Ndërtimi. Mandati i fundit i kryetarit është mbajtur nga Andrea Xhavara. “DurrësLajm” ka siguruar listën e anëtarëve të Asamblesë, të cilët u zgjodhën nga procesi i votimit.
ASAMBLEJA E RE
|
Nr. |
Emër Mbiemër |
Emri i Subjektit |
Sektori |
|
1 |
Alban Isteri |
WORK SAFETY GROUP |
Shërbime |
|
2 |
Arlind Boshku |
TROPIKAL |
Shërbime |
|
3 |
Gëzim Seranaj |
ERLED |
Shërbime |
|
4 |
Denion Shëngjergji |
DENION SHËNGJERGJI |
Shërbime |
|
5 |
Lorval Petani |
PETANI AGENCY |
Shërbime |
|
6 |
Seid Kërtusha |
VITAL |
Shërbime |
|
7 |
Adil Beqiraj |
GIOAD |
Shërbime |
|
8 |
Genc Mataj |
PELIKAN |
Shërbime |
|
9 |
Adela Oketa |
ADELA OKETA |
Shërbime |
|
10 |
Eduart Xhepa |
RAY |
Shërbime |
|
11 |
Aurel Kaçulini |
K.A.D |
Shërbime |
|
12 |
Iliad Xhavara |
Q.P.B.E |
Shërbime |
|
13 |
Neritan Golja |
SERVICES HO-RE-CA |
Tregti |
|
14 |
Krenar Lasko |
KAPPA OIL |
Tregti |
|
15 |
Sara Haznedari |
BUJARI |
Tregti |
|
16 |
Adrian Reçi |
ITALINOX SHQIPËRIA |
Tregti |
|
17 |
Orges Liperi |
ATC |
Tregti |
|
18 |
Basri Shahini |
FERRAMENTA B.SHAHINI |
Tregti |
|
19 |
Agim Rameta |
ARLI INTERNATIONAL |
Tregti |
|
20 |
Ramazan Hoda |
KASTRATI |
Tregti |
|
21 |
Gledis Kallogjeri |
KALDAJA |
Ndërtim |
|
22 |
Jusuf Puka |
DECON |
Ndërtim |
|
23 |
Shpëtim Varaku |
VARAKU E |
Ndërtim |
|
24 |
Adrian Muka |
ADRIATIKA BETON |
Ndërtim |
|
25 |
Alier Cara |
G + A PROJEKT |
Ndërtim |
|
26 |
Kostandin Papa |
ALBEL SA |
Prodhim |
|
27 |
Brikena Teliti |
ALBAMACHINERY |
Prodhim |
|
28 |
Elvis Hotova |
HOTOVA |
Prodhim |
|
29 |
Julian Bërxulli |
AMBRA |
Prodhim |
|
30 |
Artur Bujari |
BUNA |
Prodhim |
|
31 |
Jonadri Prodani |
DYRRAH SPED |
Prodhim |
|
32 |
Gjergji Luadhi |
AEL COMPANY |
Prodhim |
|
33 |
Nazmi Grori |
GRORI KONFEKSION |
Prodhim |
|
34 |
Altin Dosti |
ARUS |
Prodhim |
|
35 |
Helidon Rruga |
CORAL |
Prodhim |
K.H.





