Të gjitha familjet në Durrës që plotësojnë kushtet për t’u trajtuar me Bonus Strehimi në bazë të V.K.M.nr.1093, datë 28.12.2015 “Miratimin e procedurave, kritereve dhe përparësive për dhënien e bonusit të strehimit” duhen të dorëzojnë në Bashkinë e Durrësit listën e plotë të dokumenteve, që “DurrësLajm” i publikon më poshtë:

Dorëzimi i dokumentacionit do të bëhet në zyën e informacionit, pranë Bashkisë Durrës. Ndërsa afati i aplikimeve për bonus strehimi është deri më datë 20 qershor 2018.

NJOFTIMI I PLOTË

Të gjithë Familjet që plotësojnë kushtet për t’u trajtuar me BONUS STREHIMI në bazë të V.K.M.nr.1093,datë 28.12.2015 “Miratimin e proçedurave, kritereve dhe përparësive për dhënien e bonusit të strehimit”duhen të dorëzojnë në BASHKI këto dokumenta :

DOKUMENTET SHOQËRUESE PËR APLIKIMIN PËR BONUS STREHIMI

GJENDJA FAMILJARE

  • Certifikata Familjare aktuale e aplikantit (origjinale)
  • Kopje e dokumentave të identifikimit (pashaporte ose karte indentiteti ) per çdo pjesëtar familje.
  • Vertetim qe jeni banor ne njesine administrative ku eshte paraqitur kerkesa.
  • Në rastin e çifteve të divorcuara që kanë një fëmijë në kujdestari, vendimin gjyqësor për kujdestarinë e fëmijës.(Origjinale ose e noterizuar)
  • Vertetim punesimi nga punedhenesi per çdo pjestar te punesuar ne institucionet shteterore, ku cilesohet pozicioni i punes dhe paga e perfituar neto sipas kolones 4 te nenit 1 te deklarates. Vertetimi duhet te shoqerohet me fotokopjen e librezes se punesimit dhe Vertetimin nga Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave ose Instituti i Sigurimeve Shoqerore (Origjinale).
  • Vertetim punesimi nga punedhenesi per çdo pjesëtar te punesuar ose vetpunesuar ne Sektorin Privat ku cilesohet pozicioni i punes dhe paga e perfituar neto sipas kolones 4 te nenit 1 te deklarates.Vertetimi duhet te shoqerohet me fotokopjen e librezes se punesimit dhe Vertetimin nga Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave ose Instituti i Sigurimeve Shoqerore (Origjinale)
  • Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore i cili deklaron te ardhurat per personat ne pension.
  • Vertetim per kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore per individin nga Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave ose Instituti i Sigurimeve Shoqerore (Origjinale) ne te cilen percaktohen te ardhurat per cdo pjestar tjeter te familjes te Aplikantit sipas certifikates familjare (origjinale)

STATUSI I STREHIMIT

  • Vertetim nga ALUIZNI qe aplikanti apo çdo pjestar tjeter i familjes ne moshe madhore nuk ka aplikuar per legalizim banese. (Origjinale)
  • Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Patundshme që nuk ka të dhëna mbi pronësinë e shtepisë në emër të personit që kërkon strehim dhe pjesëtarëve të familjes së tij.(Origjinale)
  • Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive ë Patundshme për sipërfaqen e pronës që zotërohet nga familja ose nga ndonjëri prej pjestarëve te saj. (Origjinale)
  • Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Patundshme mbi disponueshmërinë e pronësisë së cdo godine, e cila mund të përdoret si një godinë banimi. (Origjinale)
  • Nëse është me qira, Kontrata e qirasë e nënshkruar në praninë e Noterit.
  • Nëse jetoni në një banesë me kushte jo të mira ose që rrezikon shembjen, kopja origjinale e vërtetimit të lëshuar nga Shërbimet Teknike të Bashkisë.
  • Në rastin e çifteve të reja, aktin e martesës dhe certifikatat për llogaritjen e moshës totale.
  • Në rast lëvizjeje për arsye punësimi,vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Patundshme e vendit të origjinës, që në emër të aplikantit nuk ka asnjë të dhënë të ndonjë prone të regjistruar e cila mund te perdoret si banese.

TËARDHURAT E FAMILJES

  • Dokument nga organet e taksave dhe ato të Sigurimeve Shoqërore për kontributet e depozituara, kur një prej pjesëtarëve të familjes ëhtë i vetëpunësuar.
  • Vërtetim i punësimit të rastit ( orët e punës dhe të ardhurat për një vit).
  • Vërtetim të shumës së pagesës nga  Zyra e Ndihmës dhe Kujdesit Bashkiak,për pjestarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike për personat me aftësi të kufizuara.
  • Vërtetim të shumës së pagesës nga Zyra e Punësimit e njësisë bashkiake përkatëse,për personat e përfshirë në programin e pagesës për të papunët.
  • Vërtetim të shumës së pagesës nga Zyra e Punësimit e njësisë bashkiake përkatëse,për personat e përfshirë në programin e ndihmës ekonomike.
  • Deklaratë e të ardhurave të siguruara gjatë vitit të fundit:
  1. Dypunësim
  2. Emigracion
  3. Pasuri e patundshme
  4. Të tjera

KËRKESË E VEÇANTË PËR STATUSIN E NJË PREJ PJESTARËVE TË FAMILJES

Dokumentacionin zyrtar që verifikon statusin e:

  • I verbër i grupit të parë
  • Invalid paraplegjik dhe tetraplegjik
  • Invalid i punës
  • Invalid i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare
  • Jetim
  • Anetar i Komuniteti Rom
  • Anetar i Komuniteti Egjiptian
  • Familje e policëve të rënë në detyrë
  • Emigrant i rikthyer
  • Punëtori emigrant
  • Punonjësit e policisë së shtetit

Dorëzimi i dokumentacionit do të bëhet në zyën e informacionit, pranë Bashkisë Durrës.

Afati i aplikimeve për bonus strehimi është deri më datë 20 qershor 2018.