Kryesia e LSI-së është mbledhur sonte, pak orë pas zgjedhjes së kryetarit të kësaj forcë Ilir Meta, President i Republikës.

Burime bëjnë me dije për “BalkanWeb” se kryesia ka diskutuar listat e kandidatëve për deputetë, ndërkohë që mesnata e nesërme është afati përfundimtar për dorëzimin e tyre në KQZ.

Sipas raportimeve është rikonfirmuar gati 90% e grupit aktual të LSI-së, si kandidatë për deputetë. Ka mbetur pa mbyllur lista e kandidatëve të Tiranës dhe Kukësit.

Burimet thonë se në këto lista është përfshirë edhe emri surprizë i Ylli Manjanit. Ish-ministri i drejtësisë duket se do të jetë në Tiranë.

Po keshtu, Nasip Naço do te kryesoje listen ne Berat. Po keshtu, Haxhinasto mesohet se do te jete ne Elbasan.

Lista e kandidatëve të LSI

Qarku Tiranë

1. Klajda Gjosha

2. Luan Rama

3. Ylli Manjani

Qarku Elbasan

1. Monika Kryemadhi

2. Edmond Haxhinasto 

Qarku Berat 

Nasip Naço

Qarku Korçë 

Edmond Panariti

Qarku Dibër 

Përparim Spahiu 

Qarku Vlorë

1.Shezai Rrokaj

2.Sokol Dervishaj

Gjirokastër

Vangjel Tavo

Shkodër

Agron Çela

Durrës

Lefter Koka

Fier 

Petrit Vasili

Qarku Kukës
(Në diskutim)

Meta: Lista nuk është mbyllur, do futet kush ka dëshirë

"Në lista do futen të gjithë ata që kanë dëshirë. Listat nuk janë mbyllur ende".

Kështu u shpreh kryetari i LSI, Ilir Meta pas mbledhjes së kryesisë ku u miratua lista paraprake për kandidatët në zgjedhjet e 18 qershori.

Meta tha se diskutimet do të vijojnë dhe në lista do të futet kushdo ka dëshirë.