Të paktën 22 vende kanë vendosur të ndalojnë fluturimet ruse nga hapësira ajrore, si shenjë mbështetjeje për Ukrainën, e cila ndodhet në ditën e katërt të pushtimit rus.
Teksa vendet e BE-së po forcojnë sanksionet kundër Rusisë për pushtimin, kjo e fundit nuk mund të ketë fluturime në këto vende, as për avionët civilë e ushtarakë.
Vendi i fundit ishte Italia, duke iu bashkuar Francës, Belgjikës, Danimarkës, Gjermanisë, Finlandës, Holandës, Sllovenisë, Luksemburgut, Lituanisë, Bullgarisë, Letonisë, Estonisë, Islandës, Republikës Çeke, Polonisë, Rumanisë, Suedisë, Irlandës, Moldovisë, Norvegjisë, Mbretërisë së Bashkuar që kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për avionët rusë.
Moska u përgjigj duke mbyllur hapësirën e saj ajrore për fluturimet komerciale dhe tranzite nga vendet e BE-së, me masën që deri më tani synonte aeroplanët e lidhur ose të regjistruar në Letoni, Lituani, Estoni, Slloveni, Bullgari, Poloni dhe Republikën Çeke.





