Këshilli Bashkiak Durrës do të miratojë pasditen e sotme një listë me 7 pallate 5-katëshe në rajonet nr.4 dhe nr.5, për të cilat Instituti i Ndërtimit ka vendosur se duhen shembur.

Godinat 5-katëshe kanë respektivisht nga 15 familje (ato të rajonit nr.4) dhe 36 familje secili (ato të rajonit nr.5).

Pallatet ndodhen në rrugët “Aleksandër Goga”, “Ahmet Dakli”, “Mujo Ulqinaku” dhe “Lura”. Të gjitha godinat kanë pësuar dëmtime të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kur kanë kaluar më shumë se 7 muaj nga tërmeti i frikshëm akoma nuk dihet fati i shumë pallateve, për të cilat bashkia e Durrësit ka kërkuar akt-ekspertizë të thelluar nga Instituti i Ndërtimit.

Lista e pallateve që do të miratohen për t’u shembur: