Janë me mijëra biznese dhe individë që kërkuan të përfitonin nga lehtësia ligjore e ndërmarrë nga qeveria për shuarjen ose fshirjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore.

Por për të gjithë ata që janë të dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykatat përfitimi bëhet i pamundur. Edhe pse afati i përfitimit nga ligji ka përfunduar më 31 dhjetor 2017, përpunimi i aplikimeve nga ana administrative vijon dhe ende nuk kanë nxjerrë listën me emrat e atyre që përjashtohen, shkruan "Monitor".

Ashtu sikurse ka ndodhur muaj pas muaji, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave publikoi edhe të martën listën me 34 biznese që nuk munden të përfitojnë nga amnistia për shkak se janë të dënuar me një vendim të formës së prerë.

Lista përfshin qytetin ku shtron aktivitetin biznesi, emërtimin e subjektit, NIPT-in.

Në shkresën e firmosur nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Doganave Arben Seferi, nënvizohet se në këtë listë është dalë pas vlerësimit që ka bërë sektori i Monitorimit të Borxhit si dhe në bazë të informacioneve të dërguara nga drejtoritë rajonale.

LISTA: