Lista prioritare me 57 gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët po i nënshtrohen Vetingut, po shkon drejt shterimit. Nga grupi i parë prioritar kanë mbetur më pak se 10 subjekte për t’u verifikuar.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, ka përcaktuar me anë të shortit një tjetër listë me 108 gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët do të verifikohen për ligjshmërinë e pasurive, kontaktet e mundshme dhe krimin dhe aftësitë profesionale. Pjesë e listës së dytë janë edhe katër gjyqtarë, kandidatë për anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, konkretisht Enton Dhimitri, Fatos Qato, Ahmet Jangulli, Sotiraq Lubonja.
Gjithashtu, shtatë gjyqtarë dhe këshilltarë pranë gjykatave janë kandidatë për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, e cila u boshatis për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut.
Ata janë Ilir Mustafaj gjyqtar i Tiranës, Luan Dervishi gjyqtar i Apelit Shkodër, Rexhep Bekteshi Gjykata e Durrësit, Regleta Panajoti Gjykata e Tiranës, Valbona Bala ish-këshilltare në Gjykatën Kushtetuese, Arta Vorpsi këshilltare në Gjykatën Kushtetuese dhe Elsa Toska këshilltare në Gjykatën Kushtetuese.
Pjesë e listës së dytë është edhe drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, e cila është vënë në shënjestër të sulmeve të opozitës, pasi zëvendësoi në këtë detyrë Besim Hajdarmatajn.
Gjithashtu, do t’i nënshtrohen Vetingut edhe një pjesë nga grupi i gjyqtarëve, për të cilët Ministria e Drejtësisë ka kërkuar të shkarkohen për shkelje të rënda që diskreditojnë figurën e gjyqtarit, por që janë marrë në mbrojtje nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Pjesë e listës së dytë janë edhe drejtuesit e gjykatave të shkallës së parë, gjykatave administrative, gjykatave të apelit civil dhe gjykatave për krimet e rënda.
Vetingut do t’i nënshtrohen në ditët dhe javët në vijim edhe të gjitha drejtuesit e prokurorive në rrethe, të prokurorive të apelit si dhe të prokurorive për krimet e rënda.
Ligji i Vetingut ka përcaktuar si prioritet për t’ju nënshtruar fillimisht Vetingut anëtarët e Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese dhe më tej njerëzit e tjerë drejtësisë sipas rëndësisë.
Lista e gjyqtarëve dhe prokurorëve që do të kontrollohen
- Enton Dhimitri, Gjykata e Apelit Gjirokastër, kandidat për KED
- Fatos Qato, Gjykata e Apelit Tiranë, kandidat për KED
- Ahmet Jangulli, Gjykata Administrative Shkodër, kandidat për KED
- Sotiraq Lubonja, Gjykata e Apelit Korçë, kandidat për KED
- Ilir Mustafaj, kandidat për Gjykatën Kushtetuese
- Luan Dervishi, kandidat për Gjykatën Kushtetuese
- Rexhep Bekteshi, kandidat për Gjykatën Kushtetuese
- Regleta Panajoti, kandidat për Gjykatën Kushtetuese
- Valbona Bala (Pajo), kandidat për Gjykatën Kushtetuese
- Arta Vorpsi, kandidat për Gjykatën Kushtetuese
- Elsa Toska, kandidat për Gjykatën Kushtetuese
- Artan Çupi, kryetar i Gjykatës së Rrethit Mat
- Dritan Seci, kryetar i Gjykatës së Rrethit Tropojë
- Emona Muçi, kryetare e Gjykatës së Rrethit Pogradec
- Enkeledi Hajro, kryetare e Gjykatës së Rrethit Tiranë
- Entela Shedula (Sorra), kryetare e Gjykatës së Rrethit Kavajë
- Halil Vani, kryetar i Gjykatës së Rrethit Dibër
- Isuf Shehu, kryetar i Gjykatës së Rrethit Kukës
- Izet Kadana, kryetar i Gjykatës së Rrethit Pukë
- Joana Qeleshi, kryetare e Gjykatës së Rrethit Durrës
- Ornela Naqellari, kryetare e Gjykatës së Rrethit Lezhë
- Pashk Gjaci, kryetar i Gjykatës së Rrethit Përmet
- Roland Jaupaj, kryetar i Gjykatës së Rrethit Fier
- Esmeralda Çeka, kryetare e Gjykatës së Rrethit Lushnjë
- Skënder Haluci, kryetar i Gjykatës së Rrethit Vlorë
- Sulejman Kurti, kryetar i Gjykatës së Rrethit Elbasan
- Sandër Simoni Kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda
- Astrit Shema Kryetar i Gjykatës Administrative Vlorë
- Eriol Roshi Kryetar i Gjykatës Administrative Tiranë
- Mariana Velçani Kryetare e Gjykatës Administrative Durrës
- Ramiz Lala Kryetar i Gjykatës Administrative Gjirokastër
- Sokol Ibi Kryetar i Gjykatës Administrative Korçë
- Valbona Durraj Kryetare e Gjykatës Administrative Shkodër
- Alma Liçaj, kryetare e Gjykatës së Apelit Civil Vlorë
- Dritan Banushik, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Gjirokastër
- Entela Prifti, kryetare e Gjykatës së Apelit Civil Korçë
- Fuat Vjerdha, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Shkodër
- Hysni Demiraj, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Tiranë
- Petrit Çeno, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Durrës
- Fehmi Petku, kjykata e Apelit për Krimet e Rënda
- Admir Belishta, kryetar i Gjykatës së Rrethit Korçë
- Agron Vavla, kryetar i Gjykatës së Rrethit Berat
- Albina Lako (Spahaj), kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjirokastër
- Alfred Gjoni, kryetar i Gjykatës së Rrethit Kurbin
- Alltun Çela, kryetar i Gjykatës së Rrethit Sarandë
- Alma Hoxha (Kolgjoka), kryetare e Gjykatës së Rrethit Krujë
- Arben Zefi, kryetar i Gjykatës së Rrethit Shkodër
- Alketa Nushi, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Kukës
- Anton Martini, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Shkodër
- Arben Pasho, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjirokastër
- Ardian Ylli, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Vlorë
- Ardjan Nezha, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Elbasan
- Artan Madani, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Kavajë
- Artan Shtrungza, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Tropojë
- Çlirim Shahini, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Lushnjë
- Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Durrës
- Dhorina Theodhori, drejtuese e Prokurorisë së RrethitKorçë
- Edison Ademi, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Sarandë
- Elidjana Kasaj, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Pukë
- Eloida Goxhaj, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Berat
- Fatmir Lushi, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Fier
- Hysen Keta, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Përmet
- Hysni Vata, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Mat
- Petrit Çano, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Krujë
- Simon Pashuku, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Lezhë
- Sotir Kllapi, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Pogradec
- Shkëlzen Canaj, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Dibër
- Zeqir Hodaj, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Kurbin
- Besim Hajdarmataj, drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda
- Esmeralda Cami, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Dibër
- Enkelejda Millonai, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Elbasan
- Dritan Peka, drejtues, Prokuroria e Apelit Tiranë
- Altin Binaj, drejtues, Prokuroria e Apelit Vlorë
- Elvin Gokaj, drejtues, Prokuroria e Apelit Shkodër
- Irma Balli, drejtues, Prokuroria e Apelit Korçë
- Alfred Agolli, drejtues, Prokuroria e Apelit Gjirokastër
- Ferdinand Elezi, drejtues, Prokuroria e Apelit Durrës
- Artan Bajrami, drejtues, Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda
- Albana Boksi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda
- Dhimitër Lara, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda
- Dhurata Haveri, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda
- Gurali Brahimllari, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda
- Gjovalin Përnoca, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda
- Idriz Mulkurti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda
- Sokol Binaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda
- Nure Dreni, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda
- Saida Dollani, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda
- Adnan Xholi, Prokuroria e Përgjithshme
- Adnand Kosova, Prokuroria e Përgjithshme
- Alfred Progonati, Prokuroria e Përgjithshme
- Alma Muça, Prokuroria e Përgjithshme
- Arben Kraja, Prokuroria e Përgjithshme
- Arqilea Koça, Prokuroria e Përgjithshme
- Artur Selmani, Prokuroria e Përgjithshme
- Petrit Fusha, Prokuroria e Përgjithshme
- Sokol Stojani, Prokuroria e Përgjithshme
- Thoma Jano, Prokuroria e Përgjithshme
- Bujar Sheshi, Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda
- Fiona Papajorgji, këshilltare në Gjykatën Kushtetuese
- Adrian Shega, këshilltar në Gjykatën e Lartë
- Gentian Jahjolli, këshilltar në Gjykatën e Lartë
- Maela Alicanaj, këshilltare në Gjykatën e Lartë
- Arnisa Këlliçi, këshilltare në Gjykatën e Lartë
- Elona Kana, këshilltare në Gjykatën e Lartë
- Miranda Nakaj, ndihmëse ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit
- Ana Golloshi, ndihmëse ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit
- Artor Ylli, ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative, Shkalla e Parë Tiranë
- Enkel Peza, ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative, Shkalla e Parë Tiranë
Burimi: Shqiptarja.com





