Këshilli Bashkiak Durrës miratoi një ditë më parë listën e subjekteve përfituese që do të përfitojnë apartamente në dy pallatet e para ku ka nisur procesi i Rindërtimit.

Bëhet fjalë për pallatin nr.1062, rruga “26 nëntori” (pranë Drejtorisë së Policisë) dhe pallatin nr.14, rruga “Petraq Boshnjaku” (ish-pallati i Vipave).

Lista do të miratohej në mbledhjen jashte radhe të ditës së hënë, por u shty, për t’u miratuar në mbledhjen e ditës së enjte.

Për këto pallate, Instituti i Ndërtimit vendosi demolimin e tyre, për shkak të dëmtimeve të mëdha në strukturë. Pavarësisht se në bashkinë e Durrësit janë rreth 30 pallate të shembura nga IKMT-ja, punimet për rindërtimin kanë nisur vetëm në këto dy godina.

Lista që u miratua në KB: