Prej disa ditësh në rrjet po qarkullojnë të dhënat personale të mijëra qytetarëve, si paga, numri i ID, telefonit e vetëm pak minuta më parë dhe targat e makinës.
Në lidhje me këtë skandal ka reaguar edhe Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), e cila u bën thirrje gjithë mediave që të respektojnë ligjin dhe mos të punlikojnë të dhënat personale të qytetarëve.
Sipas AMA-s referuar parimeve themelore të veprimtarisë së mediave audiovizive, të parashikuara në dispozitat e ligjit nr. 97/ 2013 ‘Për mediat audiovizive, në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar, operatorët e shërbimit audioviziv gjatë veprimtarisë së tyre duhet të respektojnë dhe të garantojnë të drejtën e ruajtjes së jetës private. Në mënyrë më të detajuar, parimet, rregullat, kërkesat dhe praktikat në transmetimet audiovizive përcaktohen në Kodin e Transmetimit.
“Kërkojmë nga ana juaj respektimin e kërkesave të ligjit tonë organik dhe legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale si një e drejtë kushtetuese”, njofton AMA.