Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste janë zyrtarizuar edhe emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Kështu, në Durrës pas 12 vitesh do të largohet Vangjush Dako dhe do të kandidojë drejtoresha e Tatimeve Valbona Sako.
13 maji është dhe afati i fundit për regjistrimin në KQZ të kandidatëve për kryetar bashkie dhe kandidateve për këshilltar bashkiak. Opozita jo vetëm që ka bojkotuar duke mos u regjistruar, por ka paralajmëruar se nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve.
Ndërkohë, vetëm për bashkinë e Peqinit dhe të Hasit vendimi është shtyrë për në mbrëmje. Në orën 10:50, nga selia e Partisë Socialiste janë larguar të gjithë anëtarët e kryesisë dhe kanë mbetur vetëm Edi Rama, Taulant Balla dhe Gramoz Ruçi.
LISTA E PLOTE E KANDIDATEVE PER CDO QARK
ELBASAN
1. Elbasan Gledian Llatja
2. Belsh Arif Tafani
3. Cërrik Andi Salla
4. Gramsh Klodian Taçe
5. Librazhd Kastriot Gurra
6. Peqin (Pa caktuar ende)
7. Përrenjas Nuri Belba
FIER
1. Fier Armando Subashi
2. Lushnjë Fatos Tushe
3. Divjakë Fredi Kokoneshi
4. Patos Rajmonda Balilaj
5. Mallakastër Qerim Ismaili
6. Roskovec Majlinda Bufi
GJIROKASTËR
1. Gjirokastër Flamur Golemi
2. Tepelenë Tërmet Peçi
3. Këlcyrë Klemend Ndoni
4. Libohovë Luiza Mandi
5. Memaliaj Gjolek Guci
6. Përmet Alma Hoxha
7. Dropull Dhimitër Tola
SHKODËR
1. Shkodër Valdrin Pjetri
2. Fushë-Arrëz Fran Tuçi
3. Malësi e Madhe Tonin Marinaj
4. Pukë Gjon Gjoni
5. Vau i Dejës Mark Babani
DURRËS
1. Durrës Valbona Sako
2. Krujë Artur Bushi
3. Shijak Elton Arbana
LEZHË
1. Lezhë Pjerin Ndreu
2. Kurbin Majlinda Cara
3. Mirditë Ndrec Deda
BERAT
1. Berat Ervin Demo
2. Kuçovë Sybi Shehu
3. Poliçan Adriatik Zotkaj
4. Skrapar Adriatik Mema
5. Ura Vajgurore Juliana Memaj
TIRANË
1. Tiranë Erjon Veliaj
2. Vorë Agim Kajmaku
3. Kamëz Rakip Suli
4. Kavajë Redi Kralji
5. Rrogozhinë Haxhi Molla
KORCË
1. Korçë Sotiraq Filo
2. Devoll Eduard Duro
3. Kolonjë Erjon Isai
4. Maliq Gëzim Topçiu
5. Pogradec Ilir Xhakolli
6. Pustec Pal Kolevski (aleat)
KUKËS
1. Has Liman Morina / Adem Lala (Pa konfirmuar)
2. Kukës Safet Gjici
3. Tropojë Rexhë Biberaj
DIBËR
1. Bulqizë Lefter Alla
2. Dibër Dionis Imeraj
3. Klos Ilmi Hoxha
4. Mat Agron Malaj
VLORË
1. Vlorë Dritan Leli
2. Konispol Shuaip Beqiri
3. Sarandë Ardian Gurma
4. Selenicë Simbol Preza
5. Delvinë Majlinda Qilimi
6. Himarë Jorgo Goro
7. Finiq Kristo Kiço





