Teuta po kryen përgatitjet e fundit për ndeshjen e turit të parë kualifikues në Champions ndaj Sherif Tiraspolit. Klubi durrsak e ka çuar në UEFA listën e federimeve të lojtarëve që llogariten për turin e parë ndaj moldavëve.

Në listë figurojnë të gjitha përforcimet e kryera në merkato, së bashku me Taulant Seferin e huazuar nga Tirana për aventurën europiane. Nga të gjithë lojtarët e federuar, njëri prej tyre e ka të pamundur që të luajë në ndeshjen e parë ndaj Sherif Tiraspolit, pikërisht më 7 korrik ora 19:00 në stadiumin e “Niko Dovana”.

Pikërisht bëhet fjalë për mbrojtësin Fabian Beqja, i cili është i pezulluar për sfidën e parë me moldavët, pasi do të vuajë kartonin e kuq që mori vjet në turin e dytë të Ligës së Europës ndaj spanjollëve të Granadës. 28-vjeçari do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit në Moldavi.