1 qershor 2015 – Mishrat me dhjamë
Shmangni në mënyrë absolute mishin me dhjamë. Do të ishte më e shëndetshme nëse do të konsumonit peshk.
Ushqimet e skuqura dhe të përpunuara
Shmangni ushqimet e skuqura dhe të konservuara, sepse përmbajnë shumë kripë. Nuk duhet të konsumohen patatet e skuqura, salca e sojës, djathi i deles me yndyrë të lartë etj. Gjithashtu edhe ushqimet e përpunuara si salcat, salçiçet, akulloret etj.
Sheqernat
Ushqimet me sheqer, shkaktojnë insulinë, e cila stimulon formimin e indit dhjamor. Importimi i sasive të tepërta të ushqimeve të pasura me sheqer, shkakton lidhjen e sheqernave me proteina, duke dobësuar efektin e proteinave dhe duke shkaktuar inflamacion. Kjo është një ndër arsyet se zonat e trupit me celulit të dhembin.
Në këtë kategori ushqimesh duhet të shmangni ëmbëlsirat me peta, ëmbëlsirat me shërbet, biskotat, çokollatat etj.
Alkooli
Alkooli është gjithashtu në listën e gjërave të ndaluara, për shkak të përmbajtjes së lartë të kalorive dhe toksinave. Përveç kësaj, alkooli rrit dëmtimin e qelizave të muskujve dhe të lëkurës. Alkooli zvogëlon efektin pozitiv të vitaminës C, kalciumit dhe zinkut në trup. Domethënë zvogëlojnë efektin e tyre dhe i përqendrojnë në yndyrna.
Ushqimet e shpejta (Fast Food)
Fast food-i është shoku më i mirë i celulitit, sepse përmban aditiv, yndyrna të ngopura, kalori etj. Ky lloj ushqimi që merret në mënyrë të shpejtë, shkakton kaos në trup dhe përbërësit e dëmshëm ndërtohet gradualisht nën lëkurë. Këto ushqime duhet të shmangen në mënyrë kategorike.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/