Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak Durrës do të kalojë për miratim lista e përfituesve të grantit të rikonstruksionit të banesës së dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Sot kalojnë për miratim 806 emrat e familjeve që aplikuan gjatë muajit dhjetor 2020 për të përfituar grantin e dëmshpërblimit për banesat me dëmtime në nivelin DS1, DS2 dhe DS3,.

Burime zyrtare nga bashkia konfirmojnë për “DurrësLajm” se kjo është vetëm lista e parë e rreth 6000 personave që aplikuan dy muaj më parë.

Në ditët në vijim do të kalojnë për miratim listat me emrat e tjerë, pas verifikimeve përkatëse me institucionin e Kadastrës Durrës.

Në ndryshim nga herët e kaluara, bashkia ka vendosur të mos presë verifikimin e të gjithë personave që aplikuan në dhjetor. Për t’i hapur rrugë përshpejtimit të procesit, nuk do të pritet të hartohet një listë përfundimtare, por do të operohet me disa lista në mënyrë që t’i hapet rrugë edhe nisjes së dhënies së dëmshpërblimit të të gjitha familjeve përfituese nga ky proces.

Më poshtë, po publikojmë listën që pritet të kalojë për miratim ditën e sotme.