Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka aktualisht në proces kontrolli dosjet e 13 prokurorëve që janë të parët që po i nënshtrohen këtij procesi, pasi kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Prej disa ditësh Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur nga puna për kontrollin e dosjeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Aktualisht në filtër po kalohen dosjet e perzgjedhura me short të 13 prokurorëve të cilët janë kandidatë për KLP dhe KED.

Në Prokurorinë e Përgjithshme janë përzgjedhur për t’u kontrolluar nga tre dosje për kreun e akuzës Adriatik Llalla, për anëtarin e KED Rovena Gashi  si dhe për tre kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë Kosta Beluri, Anila Leka dhe Arben Dollapi.

Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, procesit të vettingut po i nënshtrohen Besnik Muçi, Gentian Osmani dhe Gentian Trenova.

Ndërsa tek Prokuroria e Tiranës po kalojnë në këtë proces kontrolli Dritan Rreshka, Antoneta Sevdari, Shpëtim Kurti, Arben Nela dhe Adriatik Cama.

Gjyqtarët dhe prokurorët që kandidojnë për KLP dhe KLGj janë të parët që do t'i nënshtrohen kontrollit dhe me pas në filtër do të kalojnë 800 gjyqtarët dhe prokurorët që janë aktualisht pjesë e sistemit të drejtësisë.

Me short janë përzgjedhur më parë dhe dosjet për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetueses, Gjykatës së Lartë.

Emrat nën vetting

PROKURORIA E PËRGJITHSHME

Adriatik Llalla

Rovena Gashi

Kosta Beluri

Anila Leka

Arben Dollapi

PROKURORIA E KRIMEVE TË RËNDA

Besnik Muçi

Gentian Osmani

Gentian Trenova

PROKURORIA E TIRANËS

Dritan Rreshka

Antoneta Sevdari

Shpëtim Kurti

Arben Nela

Adriatik Cama /Ora News