Partia Bindja Demokratike ka dorëzuar në KQZ listën me 22 emra kandidatësh për këshilltarë në Këshillin Bashkiak të Shijakut.
Në dokumentet e publikuara online nga KQZ, gjendet vetëm Formulari i Vetëdeklarimit, ndërsa CV-të nuk figurojnë për asnjërin kandidat të përfshirë në listë. CV-ja personale dhe Formulari i Vetëdeklarimit janë dokumentet e domosdoshme që duhen dorëzuar pranë KQZ-së, por as këtë kriter duket se nuk e ka plotësuar BD.
Për bashkinë e Shijakut, Bindja Demokratike kandidon për kryetar bashkie biznesmenin Arben Pohumin (në foton poshtë), i cili, ndryshe nga kandidatja e Durrësit Valbona Sakollari, nuk ka postuar në rrjetet sociale asnjë takim elektoral.
Ndërsa presidenti Ilir Meta e anuloi dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve në datë 30 qershor, koordinatori i BD-së, Astrit Patozi, e konsideroi antikushtetues dekretin e kreut të shtetit dhe njësoj si kryeministri Rama ftoi qytetarët të marrin pjesë në procesin zgjedhor të 30 qershorit.
Lista e kandidatëve të BD-së për Këshillin Bashkiak të Shijakut
- Muhamed Miça
- Greta Basha
- Sokol Kadiqi
- Resilda Tari
- Ardit Tari
- Gerta Muka
- Dorjan Shehu
- Liljana Hajdari
- Dashamir Shishkja
- Mefaret Xhevaj
- Ymer Koni
- Anxhela Koni
- Kujtim Stafa
- Erisa Sula
- Marjan Hushi
- Enkeleda Keçi
- Mariglen Vranja
- Elona Kurti
- Mehdi Braçi
- Zamira Rrushiti
- Jetmir Hajdini
- Irena Gjepali
M.B.





