30 dhjetor 2014 –  Sipas një klasifikimi të realizuar nga faqja amerikane Sportrichlist.com, politikania italiane Mara Carfagna kryeson listën e politikanëve më tërheqës në botë.

Ja cilët janë emrat e përzgjedhur në Top 10 –ën.

Mara Carfanga – Itali/ Dikur një shoegirl dhe modele, Carfanga tashmë është pjesë e politikës italiane. Ajo është e famshme për stilin dhe look – un e veçantë.

Hina Rabbani Khar – Pakistan/ Khar konsiderohet si diva e modës në mesin e politikanëve në Pakistan.

Alina Kabaeva – Rusi/ Dikur një atlete e cila i dha edhe medalje Rusisë, sot ajo është Deputete dhe një ndër politikanet më të bukura në botë.

Enrique Pena Nieto – Meksikë/ Nieto është një ndër politikanët më tërheqës në botë. aktualisht ai është Presidenti i Meksikës.

Sarah Palin – SHBA/ Një ndër fytyrat më të bukura të politikës amerikane, Palin është 50 – vjeç dhe ka mbajtur titullin e Guvernatores se Alaskës për 3 vite.

Imran Khan – Pakistan/ Një ndër politikanët më të suksesshëm dhe brilant të Pakistanit, Khan është një ish- legjendë në kriket, i cili fitoi dhe Kupën e Botës në vitin 1992.

Mitt Romney – SHBA/ Romney është një ndër politikanët më me eksperiencë dhe popullor në Amerikë.

Orly Levy – Izrael/ Veshja, stili dhe një shembull për të rejat, Levy është një ndër ikonat e bukurisë në Izrael.

Hans Linde – Suedi/ 35 – vjeçari Linde është drejtuesi i Grupit Parlamentar të Partisë së Majtë në Suedi dhe një ndër politikanët më të bukur në botë.

Luciana Leon – Peru/ Leon është një ndër fytyrat më të bukura të politikës në Peru. Ajo është vajza e Romulo Leon Alegria, emër shumë i rëndësishëm në politikën e Perusë.