Dega e Partisë Demokratike në Durrës ka reaguar pas vendimit të bashkisë Durrës për të miratuar ditën e nesërme listën e 13-të me emrat e familjeve përfituese të grantit të rikonstruksionit për pallatet e dëmtuara nga tërmeti si dhe për shpërndarjen e bonusit të qirasë.
Përmes një postimi në “Facebook”, PD Durrës shkruan se qeveria sapo nisi mekanizmat për vjedhjen e votës së qytetarëve durrsakë.
Dega lokale shtron pyetjet se pse bonusi i qirasë dhe fondet për rikonstruksion nisin të shpërndahen pikërisht në prag zjedhjesh.
Reagimi i degës lokale vjen, pasi më herët gjatë ditës së sotme “DurrësLajm”, njoftoi se bashkia pritet të kalojë për miratim ditën e premte në mbledhjen e këshillit bashkiak, listën me 526 emrat përfitues të granteve të rikonstruksionit të pallateve me shkallë dëmi DS1-DS3.
Postimi i plotë:
Blerja e votave FILLOI !
Ja pra, ujku qimen e nderron por zakonin nuk e harron. Vazhdon baterdia zgjedhore qe ne prag te shpalljes se dates se zgjedhjeve te pjeseshme lokale. Pavaresisht rrethanave, situatave dhe raportit te OSBE/ODIHR per masakren zgjedhore te 25 Prillit, partia-shtet sapo nisi me mekanizmat e saj antikushtetuese per ndikim, tjetersim apo dhe vjedhjen e votes se qytetareve durrsake. Pse pikerisht tani levrohen fonde per rindertimin, ku ka familje qe prej me shume se 2 vitesh nuk marrin asgje e jane ne diell te hapur?! Pse bonusi i qerase, me 3 muaj prapambetje, nis te shperndahet pikerisht tani ne prag te zgjedhjeve? Qytetaret durrsake ndihen te vjedhur e te prere ne bese nga premtimet tuaja boshe por kurrsesi nuk mund t’i fyeni inteligjencen asnjerit prej tyre. Shperblimi me qellim vjedhjen e votes denohet me ligj. Nuk do jete e larget dita kur kjo te ndodhe.