Drejtoresha e Përgjithshme e DVASHK Durrës, Risena Xhaja nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, njofton qytetarët për vendimet e legalizimeve dhe paisjen me faturat e parcelës ndërtimore.
Teksa ka publikuar listat, ajo bën thirrje që cilido gjen emrin në të, të paraqitet për tërheqjen e faturës.
Gjithashtu DVASHK Durrës njofton se është duke përmbyllur me sukses të gjitha aplikimet e kryera nga ana e qytetarëve në vitet 2005-2006, për t’i dhënë fund kështu pritjes gati 20-vjeçare.
Grupet e terrenit janë aktualisht në zonat informale e përkatësisht në zonën e Spitallës.
Përparësi i janë dhënë kërkesave të qytetarëve të paraqitura nëpërmjet shërbimit postar në adresën e institucionit.





