Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listat shumë-emërore të koalicionin PD-Aleanca për Ndryshim. Gjatë debateve në KQZ u tha se në listat e koalicionit “Aleanca për Ndryshim” kanë kandidatë të tepërt, ku PD ka dërguar 214 kandidatë nga 153 që duhen, por kjo sipas Celibashit nuk përbën arsye për të mos miratuar listat.

Celibashi miratoi listat shumë-emërore të PD, për çdo qark duke miratuar vetëm numrin e nevojshëm të kandidatëve që duhet për çdo qark duke i larguar kandidatët e tepërt. Me ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor dhe rikonstruktimin e KQZ, miratimi i listave bëhet nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve pa pasur nevojë për votimin të përfaqësuesve të partive atje.

Lista e miratuar nga KQZ për koalicionin PD-Aleanca për Ndryshim 

Qarku Durrës miratohen kandidatë nga nr 1-15 (PD kishte dërguar 21 kandidatë)

Jashtë listës mbesin kandidatët Aulon Kalaja, Armand Brahimaj, Arjeta Keçi, Artion Barjamaj, Ivo Jorgoni dhe Edlira Devolli.

Menjëherë pasi KQZ miratoi listën përfundimtare, Partia Demokratike reagoi pas heqjes nga lista të 78 kandidatëve për deputet nga KQZ, me argumentimin se ishin mbi numrin e mandateve të qarqeve përkatëse.

Në deklaratën e saj, PD thotë se ky vendim vlerësohet si i padrejtë dhe i paligjshëm, i diktuar nga interesat politike të maxhorancës. PD thekson se vendimi i KQZ do të ankimohet menjëherë.

QARKU DURRËS, LISTA PERFUNDIMTARE

  1. Edi Paloka
  2. Agron Duka
  3. Merita Bakiu
  4. Oerd Bylykbashi
  5. Ferdinand Xhaferi
  6. Andia Ulliri
  7. Igli Cara
  8. Rezart Tusha
  9. Manjola Luku
  10. Florian Tahiri
  11. Agim Baci
  12. Blerina Reci
  13. Selman Tema
  14. Erzen Laci
  15. Merita Dakovelli