Në mesin e muajit korrik, bashkia Durrës shpalli konkursin për 12 vende të lira pune në nivel specialisti, inspektori por edhe drejtor drejtorie.

Në faqen e saj zyrtare, bashkia ka publikuar emrat e kandidatëve për këto vende pune, ku bie në sy fakti se për dy poste konkuron vetëm nga një kandidat. Ndërkohë, për postet e tjera ka më shumë se një person të interesuar.

“Lëvizje paralele për pozicionin Specialist Sektori i Projekteve Publike pranë Drejtorisë Projekteve dhe Infrastrukturës Publike kandidatë për konkurim Z.Jetmir Kurti

Ngritje në detyrë për pozicionin Drejtor pranë Drejtorisë Projekteve dhe Infrastrukturës Publike kandidatë për konkurim Z. Adnand Toҫila

Konkurimi do të zhvillohet më datë 04. 08.2021, në ambjetet e Bashkisë Durrës ora 1100, shpallja e fituesve do të bëhet më datë 06.08.2021”,- njofton bashkia në faqen zyrtare.

Ndërkohë, për pozicionet e tjera vazhdon procedura e konkurimit për aplikime nga jashtë shërbimit civil, sepse kandidatët nga lëvizjet paralele apo ngritjet në detyrë nuk janë kualifikuar.

Konkursi për pozicionet e tjera do të zhvillohet më datë 18 gusht dhe lista e kandidatëve është si më poshtë:

Alba Zeneli,

Altida Myftari

Angjelo Likometi

Aniljana Kavalli

Anxhela Zhuli

Arlind Vata

Armelin Rruga

Bruelin Bahiti

Drita Çuni

Eulin Koҫiaj

Florina Deҫka

Florjan Beja

Frencis Llaҫi

Gerald Kaҫi

Kamela Braho

Klea Shullani

Konti Nina

Krisald Rusha

Lorenc Smajli

Marҫela Llanaj

Mikel Huta

Niko Jorgo

Rei Mandija

Sara Trebicka

Sonja Salillari

Suela Delija

Vjola Naҫo Dalipi

Xhevair Çaushi

Institucioni i qeverisjes vendore njofton se konkurimi do të zhvillohet në ambientet e Bashkisë Durrës, në orën 11.00. Lista e kandidatëve fitues do të shpallet më datë 24.08.2021.