Debati për listat e Partisë Demokratike, brenda të cilave Lulzim Basha nuk ka përfshirë shumë prej atyre që përfaqësonin “kastën e vjetër” në PD është bërë temë diskutimi edhe mbrëmjen e djeshme në emisionin “Studio e Hapur” në News 24.

Sa i përket emrave të kandidatëve, analisti Ilir Kulla u shpreh se në qarkun e Kukësit Basha ka emra shumë të fortë, por e njëjta gjë nuk i rezulton në Korçë.

“Lista e Kukësit është shumë e fortë, ndërsa lista e Korçës është më e dobëta. Mund të them që edhe lista në qarkun e Fierit është shumë e mirë”, tha Kulla.

Këtë logjikë e ka kundërshtuar ish-deputeti Mark Marku.

QARKU FIER
1. Enkeleid Alibeaj
2. Genc Pollo
3. Myslym Murrizi
4. Luan Baci
5. Olsi Cuko
6. Luljeta Sejko
7. Dilaver Kamberaj
8. Jakup Beqiraj
9. Shkëlqim Krasniqi
10. Aurora Koroveshi

QARKU KORÇË
1. Valentina Duka
2. Ervin Salianji
3. Hekuran Hoxholli
4. Klevis Balliu
5. Andrea Mano
6. Ligoraq Karamelo
7. Fatmir Guda

QARKU KUKËS
1. Flamur Noka
2. Isuf Cela
3. Alban Zeneli
4. Miftar Dauti