Vin Diesel u shpall aktori më i paguar për vitin 2017 nga Forbes. Ai arriti të grumbullonte 1.6 miliard dollarë vetëm nga shitjet e biletave të filmave të tij, ku 1.2 miliard i garantoi nga filmi “Fate and the Furious’, raporton BBC.

Vendin e dytë të kësaj liste e zuri aktori Dwayne Johnson ku filmat e tij siguruan fitime prej 1.5 miliard dollarë, ndërsa ylli i ‘Harry Potter’, Emma Watson u rendit e katërta me 1.3 miliardë dollarë.

Johnny Depp dhe Daisy Ridley u renditën në vendin e pestë dhe gjashtë me 1.1 miliardë dollarë dhe 1.08 miliardë dollarë respektivisht. Shifrat janë llogaritur së bashku me shitjet globale të biletave të filmave të mëdhenj nga janari deri më 26 dhjetor 2017.

Tom Holand, i njohur për rolin e tij si “Spider-Man” siguroi 888 milionë dollarë.

Kjo është lista e aktorëve më të paguar për vitin 2017:

1. Vin Diesel (1.6 miliard dollarë)

2. Dwayne Johnson (1.5 miliard dollarë)

3. Gal Gadot (1.4 miliard dollarë)

4. Emma Watson (1.3 miliard dollarë)

5. Johnny Depp (1.1 miliard dollarë)

6. Daisy Ridley (1.08 miliard dollarë)

7. Tom Holland (888 milionë dollarë)

8. Chris Pratt (864 milionë dollarë)

9. Chris Hemsworth (845 milionë dollarë)

10. John Boyega (815 milion dollarë).