Bëhet publike lista e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Durrësit. PS zgjodhi të bëjë publike listën 24 orë pas dorëzimit të saj në KQZ dhe para Asamblesë së zgjeruar të PS-së që pritet të mbahet pasditen e së mërkurës.

Në krye të listës së këshilltarëve është vendosur emri i drejtorit të UKD-së që deri 2 javë para zyrtarizimit të kandidaturave dukej si kandidati më i sigurt, Spartak Kovaçit. Ndërkohë në vend të katërt është renditur një nga kandidatet e përfolura për bashkinë, Ana Dhamo. Alfred Mullaraj, kreu i Këshillit të Qarkut, është ndër këshilltarët aktualë që përfshihet në listën e re duke siguruar një mandat tjetër. Bie në sy largimi nga lista i drejtoreshës së FSDKSH Natasha Paço dhe drejtoreshës së spitalit Nadire Jani. Gjithsesi në vend të Janit në listë është përfshirë djali i saj Elio.

Njëkohësisht në vendet e para në listë, i pozicionuar i 11-ti është djali i kreut të PS Durrës, Luan Zaza. Drejtori i Hekurudhës Ani Dyrmishi renditet edhe ai në vendet e para në listë, ndërsa ish-drejtori i mjedisit nga rradhët e LSI-së Jurgen Dashi renditet në vendin e 15-të. Duket se me shpërbërjen e LSI-së në Durrës, pas refuzimit të dorëzimit të mandatit nga deputeti Lefter Koka dhe bashkimit të votave në Këshillin Bashkiak për kalimin e projekt vendimeve të administratës Dako përfaqësues të kësaj partie janë përfshirë në listën e kandidatëve të PS-së.

Lista ka ruajtur raportin e kuotës gjinore, pasi pas çdo kandidati mashkull, listën e pason një kandidate femër.

Më poshtë gjeni të plotë listën e kandidatëve të Këshillit Bashkiak dorëzuar në KQZ: