Publikimi i listave të mbyllura dhe të hapura të kandidatëve për deputetë të partive politike që marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit është pritur me interes nga një pjesë e qytetarëve durrsakë, por edhe me mjaft indiferentizëm nga shumë të tjerë.

Për mikrofonin e “DurrësLajm”, shumë qytetarë shprehen se e shohin si fakt mjaft pozitiv pjesëmarrjen e shumë partive të reja në zgjedhje. Të lodhur nga dominanca e dy partive të mëdha PS dhe PD në jetën politike të këtyre 35 viteve të fundit, alternativa që ofrojnë partitë e vogla shihet nga qytetarët si një opsion mjaft i mirë për të realizuar ndryshime në mënyrën e qeverisjes së vendit.

Të tjerë qytetarë mbeten besnikë të partive të mëdha dhe janë kryesisht të kënaqur me përzgjedhjet e emrave që propozohen në lista.

Ndërkohë, të tjerë janë krejtësisht indiferentë, madje shprehen skeptikë për të marrë pjesë ditën e votimit për të shprehur vullnetin e tyre përmes votës.

Ndiqni në videon e mëposhtme prononcimet e tyre:

M.B.