Bashkia e Durrësit ka publikuar mbrëmjen e sotme në faqen zyrtare dhe në rrjete sociale listën paraprake me 3863 familje që përfitojnë bonusin e qirasë.

“Qytetarët që përfitojnë deri tani bonusin e qerasë sipas listave paraprake të miratuara në Këshillin Bashkiak të Durrësit për familjet e mbetura të pastreha nga tërmeti i 26 nëntorit. Deri më tani janë miratuar 3863 familje përfituese. Emrat në linkun më poshtë:

https://www.durres.gov.al/bashkia/njoftime-shpallje/1155-qytetaret-qe-perfitojne-deri-tani-bonusin-e-qerase-sipas-listave-paraprake-te-miratuara-ne-keshillin-bashkiak-te-durresit-per-familjet-e-mbetura-te-pastreha-nga-termeti-i-26-nentorit-deri-me-tani-jane-miratuar-3863-familje-perfituese?fbclid=IwAR1mcS90yjngLcz3i6ABPVgTjyd1muSuJdeiqopEZNE7-APE4tgEobQpw_g”, – njofton bashkia e Durrësit.

Ndërkohë burime zyrtare të bashkisë Durrës konfirmojnë për DurrësLajm se listat me personat që do të përfitojnë bonusin e qirasë vazhdojnë të shtohen me emra të rinj, pasi vazhdojnë ende konstatimet në terren.