TIRANË, 3 prill 2013 – Zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni dha sot një konferencë për shtyp, ku paraqiti gjendjen aktuale të ekstraktit të Listës së Zgjedhjeve. Në fjalën e tij, Poni u bëri thirrje sërish disa përfaqësuesve vendorë, që të respektojnë afatet ligjore për përmbylljen e këtij procesi administrativ, duke bërë ndryshimet e duhura në lista.
Në shpjegimet rreth ekstraktit të përditësuar, ai theksoi se “po punohet që në fund të afateve, të arrihet një gjendje perfekte e kësaj liste në përputhje me parashikimet e ligjit për zgjedhjet.
Zv/ministri Poni vuri në dukje se lista përfundimtare, që do të dalë në muajin maj, do të jetë brenda të gjitha parametrave që kërkon ligji”. Ekstrakti i listës së zgjedhësve i datës 03.04.2012 është gjeneruar pranë çdo njësie të qeverisjes vendore i gatshëm për printim. Mbeten ende 2948 të dyshuar si të dubluar.
Ekstrakti i listës
Përmban 3,279,289 zgjedhës
• 3,265,073 zgjedhës janë afishuar qartë pranë 5,483 qendrave të votimit në çdo njësi te qeverisjes vendore
• 14, 216 zgjedhës nuk janë përfshirë nw listat e zgjedhësve për shkak të kritereve të ligjit mbi numrin e zgjedhësve, që duhet të ketë një qendër votimi (200-1000,700 Tirana).
Me bashkimin apo ndarjen e qendrave të votimit, që janë jashtë kriterit numerik, procedurë që kryhet nga kryetarët e bashkive/komunave do të bëhet shumë shpejt dhe përfshirja e këtyre zgjedhësve të mbetur jashtë liste.
Pastrimi i dublimeve
• Në datë 12.12.2012 janë dërguar në zyrat e gjendjes civile për kontroll 7,674 rekorde të dyshuara si të dubluara.
Mbi këtë listë deri në datë 01.04 janë kryer operacionet e mëposhtme:
Për 1821 persona kemi informacion nga Zyrat e gjendjes civile, që nuk janë dublime.
Janë pastruar apo bllokuar si dublime 2053 rekorde të dyshuara.
Kanë aplikuar për letërnjoftim ndërkohë pra nga data 12.12.2012, 852 persona.
• Pas gjenerimit të ekstraktit të datës 3 prill rezultojnë akoma 2948 të dyshuar si të dubluar, pra që zyrat e gjendjes civile janë akoma në proces verifikimi.
Numri personave me pjesë të adresës zgjedhore të paidentifikuar (kodi i banesës i panjohur brenda një qendre votimi të caktuar), në ekstraktin e datës 3 prill është 405.779 nga rreth 545 mijë në janar.
Numri i 100-vjeçarëve të papërfshirë në lista është 860 nga 1130, që ishin në ekstraktin e datës 3 janar.
Vëmendja e shërbimit është përqendruar, që në bashkëpunim me kryetarët të respektohet absolutisht dhe rigorozisht ligji përsa i përket numrit të lejuar të zgjedhësve për qendër votimi.
Të minimizohet me objektiv zeron numri i rekordeve të dyshuara si të dubluar.
Zyrat e gjendjes civile po punojnë gjithashtu edhe për minimizimin e personave me adresë të pasaktë zgjedhore; qendër votimi ndryshe nga familja; adresë e pacaktuar e shtëpisë brenda qendrës së votimit; adresë e pautorizuar e Q.V etj.





