Është zhvilluar me mjete të komunikimit elektronik mbledhja e këshillit bashkiak të Durrësit ku u miratuan disa vendime të rëndësishme siç ishin miratimi i listës paraprake të subjekteve përfitues të programit të grantit për rindërtimin, miratimi i kërkesës për grante për rindërtimin e shtëpive individuale, në bazë të ekspertizës së thelluar sipas listës paraprake të familjeve aplikuese në aplikacionin “Shtëpia ime” etj.
Në mbledhje, krahas listës me 8782 persona që pritet të përfitojnë dëmshpërblimin për dëmet e shkaktuara nga tërmeti në banesat e tyre në nivelin DS1, DS2 dhe DS3 u miratua edhe lista e shtëpive private në njësitë administrative Ishëm, Manzë, Katund i ri dhe Rrashbull, të cilat do të shemben, pas vendimit të marrë nga Instituti i Ndërtimit (në fund të shkrimit listat respektive sipas njesive administrative për objektet që do të shemben). Këto shtëpi janë klasifikuar me dëme të nivelit DS4 dhe DS5 dhe është i pamundur riparimi apo rikonstruksioni i tyre.
Ja të gjitha vendimet e miratuara në këtë mbledhje:
1-për miratimin e familjeve përfituese te ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike deri 6 % dhe fondi nga të ardhurat e bashkisë, për muajin maj 2020
2-për miratimin e dhënies me qira të ambjentit, me vendndodhje në katin zero të ish repartit të urt-së, me nr. pasurie 2/423, zk 8513, me sipërfaqe të përgjithshme 602 m2 (nga kjo sip. ndërtimi 578 m2 dhe sip. funksionale 24 m2 ), pronë e bashkisë Durrës, për një afat 10 (dhjetë) vjet, nëpërmjet proçedurës së konkurrimit
3-për miratimin e dhënies me qira të ambjentit, me vendndodhje në katin zero të ish repartit të urt-së, me nr. pasurie 2/423, zk 8513, me sipërfaqe të përgjithshme 251 m2 (nga kjo sip. ndërtimi 201 m2 dhe sip. funksionale 50 m2 ), pronë e bashkisë Durrës, për një afat 5 (pesë) vjet, nëpërmjet proҫedurës së konkurrimit
4-për miratimin për dhënien me qira të terrenit sportiv, që përfaqëson dy fusha tenisi me sipërfaqe 1420 m2 ; të ambjentit godinë 1 kt me sip.32.4 m2 dhe të sip.124.6m2 , që përshin shkallët betonarme dhe ndërtime të rrjetit të infrastrukturës (kanalizime dhe sip. të gjelbëruara), që janë në funksion të terrenit sportiv, me vendndodhje në territorin e gjimnazit “Leonik Tomeo” pronë e bashkisë Durrës, për një afat 5 (pesë) vjet, nëpërmjet proҫedurës së konkurrimit
5-për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e këshillit bashkiak nr. 468 datë 23.12.2017 “për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Durrësit”, i ndryshuar
6-për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e këshillit bashkiak nr.625, datë 27.09.2019 “për zgjedhjen e komisioneve të përhershëm të këshillit bashkiak Durrës”.
7-diskutim për rezolutën “mbi marrjen e masave të veçanta për shkak të situatës së krijuar si rezultat i pandemisë të shkaktuar nga covid-19, pёr parandalimin e dhunёs me bazё gjinore”
8-për miratimin e masës së grantit të rikonstruksionit ose riparimit për nivelin e dëmit DS1, DS2 dhe DS3, për banesat e dëmtuara nga tërmeti i datës 26.11.2019 në qytetin e Durrësit
9-për miratimin e listës paraprake të subjekteve përfitues të programit të grantit për rindërtimin, rikonstruksionin ose riparimin e shtëpive individuale ose të banesave në ndërtesa (pallate), të cilat janë klasifikuar si objekte të pabanueshme ose të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para por kanë nevojë për punime rikonstruksioni ose riparime, si pasojë e dëmtimeve nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019
10-për miratimin e kërkesës për grante, lista e parë, për rindërtimin e shtëpive individuale, në bazë të ekspertizës së thelluar sipas listës paraprake të familjeve aplikuese në aplikacionin “shtëpia ime”, në njësitë administrative të bashkisë Durrës, që do të përfitojnë nga programi i proҫesit të rindërtimit për banesat individuale të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
LISTA E PARË, PËR RINDËRTIMIN E SHTËPIVE INDIVIDUALE, NË BAZË TË EKSPERTIZËS SË THELLUAR SIPAS LISTËS PARAPRAKE TË FAMILJEVE APLIKUESE NË APLIKACIONIN “SHTËPIA IME”, NË NJËSITË ADMINISTRATIVE TË BASHKISË DURRËS, QË DO TË PËRFITOJNË NGA PROGRAMI I PROCESIT TË RINDËRTIMIT/RIKOSTRUKSIONIT PËR BANESAT INDIVIDUALE TË DËMTUARA NGA TËRMETI
https://www.durres.gov.al/images/listat_termeti/ds4ds5/LISTA_E_PARE_PER_RINDERTIMI_DS4-DS5_ISHEM.pdf
https://www.durres.gov.al/images/listat_termeti/ds4ds5/LISTA_E_PARE_PER_RINDERTIMI_DS4-DS5_KATUNDI_I_RI.pdf
https://www.durres.gov.al/images/listat_termeti/ds4ds5/LISTA_E_PARE_PER_RINDERTIMI_DS4-DS5_MANEZ.pdf
https://www.durres.gov.al/images/listat_termeti/ds4ds5/LISTA_E_PARE_PER_RINDERTIMI_DS4-DS5_RRASHBULL.pdf





