Sot Këshilli Bashkiak Durrës miratoi 2 lista me 19 pallate që do të shemben në njësinë administrative nr.4 dhe Sukth, Manëz, Ishëm dhe Rrashbull.
Godinat janë të gjitha pronë private dhe shembja e tyre do të bëhet pas vendimit të Institutit të Ndërtimit, bazuar në ekspertizat e thelluara të hartuara nga ky institucion. Në dy listat e miratuara, vetëm një pallat është në qytetin e Durrësit. Bëhet fjalë për një godinë 5 katëshe në rrugën “Aleksandër Goga”.
Më poshtë gjeni dy listat e miratuara nga këshilltarët e që pritet të shemben në ditët në vijim.





