Këshilli Bashkiak Durrës do të mbajë sot një tjetër mbledhje të jashtëzakonshme nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik, në orën 12:00.
Pritet që të shqyrtohen dhe miratohen këto 4 projekt-vendime me këtë rend dite:
1.Për miratimin e dhënies së ndihmës financiare, sipas listës së tretë me subjekte përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e shtëpive individuale ose të banesave në ndërtesa (pallate), të cilat janë klasifikuar si objekte të pabanueshme ose të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punim rikonstruksioni ose riparime, si pasojë e dëmtimeve nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019
2.Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësinë administrative nr.2, bashkia Durrës, që do të përfitojnë nga programi i procesit të rindërtimit për banesat individuale të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
3.Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësinë administrative Ishëm, bashkia Durrës, që do të përfitojnë nga programi i procesit të rindërtimit për banesat individuale të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
4.Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësinë administrative Rrashbull, bashkia Durrës, që do të përfitojnë nga programi i proçesit të rindërtimit për banesat individuale të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar deri më sot dy lista për dhënien e ndihmës financiare; i pari me 6257 persona që u miratua në datën 25 qershor; si dhe lista e dytë e miratuar më 7 korrik, ku u kualifikuan 1192 persona, të cilët u shpallën fitues pas ankimimeve të bëra pasi nuk përfituan nga lista e parë. Në total deri më sot janë përfitues 7449 emra që përfitojnë grantin për rikonstruksion.





