Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, për zgjedhjet e pjesshme vendore në bashkinë Durrës, Ardian Muka po zhvillojnë një takim të radhës në qytetin bregdetar në kuadër të fushatës politike të 6 marsit.

Mësohet se takimi po mbahet me specialistë të trashëgimisë kulturore të Durrësit.