Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është duke zhvilluar në këto momente një sërë takimesh në qendër të qytetit me qytetarë durrsakë, simpatizantë, biznesmenë e punonjës.

I shoqëruar nga kryetari i komanduar I degës, Oerd Bylykbashi dhe kandidatë të tjerë në listën e deputetëve, Basha po zhvillon takime për të prezantuar para durrsakëve alternativën e PD-së.

“Në Durrës, duke u takuar dhe biseduar me qytetarët për hallet e tyre. Plani im për një ekonomi të fortë do të krijojë vende pune dhe do të përmirësojë ekonominë e të gjithë qytetarëve.

 

Fitore✌ #EkonomieForte #Voto6” shkruan Basha në Facebook.