Nën masa të rrepta sigurie dhe në sytë e miliona njerëzve, sot Princ Harry dhe Meghan do të bëhen Duka dhe Dukesha e Sussex-it.

Ceremonia, ku nipi i Mbretëreshës, i gjashti në linjën e fronit, do të betohet për dashuri dhe nderim të ish-aktores, do të ndiqet nga miliona njerëz në të gjithë botën.

600 të ftuar do të jenë të pranishëm në martesë, në kishën St George. 1200 persona janë ftuar në oborrin e Kështjellës Windsor.