Ka nisur konferenca për shtyp e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas operacionit të koduar “Enigma”, të zhvilluar gjatë natës ku u shoqëruan disa persona.
Sipas deklaratës së bërë nga drejtori i Policisë Durrës, Vilson Balla, operacioni është finalizuar në një restorant në zonën e Gjirit të Lalzit, ku ndodheshin shtatë shtetas, mes tyre tre persona të shpallur në kërkim, të konsideruar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Sipas policisë, ekzistonte dyshimi se ata mund të ishin të armatosur në momentin e ndërhyrjes.
Mes të arrestuarve është edhe shtetasi Xh.Plaku, një i arratisur nga burgu i Ankonës në Itali.





