“Porti i Durrësit apo Shqipëria han pa port?”, është çështja kryesore që ka mbledhur paraditen e sotme në një tryezë të përbashkët diskutimi në Durrës përfaqësues dhe deputetë të Partisë Demokratike me në krye kreun e saj Sali Berishën.

Partia Demokratike ka nisur diskutimin në një tryezë debati të fokusuar tek e ardhmja e Portit të Durrësit, një nga asetet më të rëndësishme ekonomike dhe strategjike të vendit dhe çfarë pritet të sjellë zhvendosja apo dobësimi i portit në ekonominë dhe sigurinë kombëtare.

Në takim ka të pranishëm qytetarë, ekspertë, përfaqësues të biznesit.