Liverpool ka patur kontakte me Xabi Alonson në nëntor për të marrë drejtimin e ekipin sezonin e ardhshëm.

Alonso është favoriti i madh për t’u bërë trajneri i ri i Reds në mandatin e ardhshëm, pasi Jurgen Klopp zbuloi se ai do të largohet nga roli i tij pas tetë vitesh e gjysmë në maj.

Klopp u tha mbështetësve në një video-mesazh emocional muajin e kaluar se atij “po i mbaron energjia” dhe do të largohet nga klubi në fund të sezonit aktual.

Ndërsa Reds kanë vajtuar disi largimin e afërt të gjermanit, ata janë përballur me detyrën për të gjetur dikë që të zëvendësojë njeriun që ka ndihmuar klubin të bëhet edhe një herë një nga gjigantët e futbollit botëror.

Dhe, sipas Foot Mercato, ky proces filloi muaj më parë, me kontaktin e parë që thuhet se është bërë tashmë me kandidatin kryesor, pasi Klopp i tha klubit lajmin e tij bombë në fshehtësi në nëntor.

Sipas raportit, Alonso, i cili luajti për Liverpool midis viteve 2004 dhe 2009 dhe ishte pjesë e ekipit fitues të Champions League në 2005, është në krye të listës së klubit të menaxherëve të rinj të mundshëm.

Ndërsa kontakti i parë ka të ngjarë të jetë për të kuptuar nëse ka mundësi që 42-vjeçari të marrë drejtimin e ish-skuadrës së tij, çështja është më e ndërlikuar sepse ai aktualisht është nën kontratë me Bayer Leverkusen dhe ka bërë një punë fantastike te “Aspirinat”.

Alonso e ka çuar klubin në krye të tabelës së Bundesligës, dy pikë përpara Bayern Munich pas 20 ndeshjesh, pasi ka fituar 16 prej tyre dhe ka mbetur i pamposhtur. 

Kandidatë të tjerë për të pasuar Klopp janë Roberto De Zerbi i Brighton, Ruben Amorim i Sporting dhe Julian Nagelsmann i Gjermanisë.