Simone Inzaghi po dominon në Itali, admirohet në Europë dhe i frikësn: ai udhëton me shpejtësi drejt yllit të dytë të Interit dhe mbledh komplimentet e duhura për punën e bërë, jo vetëm për këtë sezon.
Filozofia e tij e lojës, qasja ndaj ekipit, menaxhimi i grupit, mënyra e tij e marrëdhënieve me klubin ka bërë që Inzaghi të vlerësohet maksimalisht.
Ai gjithashtu u rrit dhe u poq jashtë fushës, në marrëdhëniet e tij me kritikët: i qetë, por i përpiktë, vendimtar, i zoti në velrësimin e kolektivit dhe hermetik përballë polemikave.
Lidhja me pronarët është e fortë, presidenti Zhang është mbështetësi i parë i tij, dialogu është gjithmonë i hapur me drejtuesit e Interit, me Marotta dhe Ausilio, në respekt të plotë të roleve të tyre të ndërsjella.
Kontrata aktuale e lidh atë me Interin deri në vitin 2025: ideja e pronarit është t’i propozojë Simone një rinovim deri në vitin 2026, ndoshta me një opsion deri në vitin 2027, me një përmirësim të pagës që është 5.5 milionë euro.
Bisedimet do të shtyhen deri në fund të sezonit, por nga të dyja palët ka dëshirë dhe vullnet për të vazhduar së bashku: ekziston besimi se mund të zgjasin një cikël fitues.
Të gjitha arsyet që i mbajnë larg sirenat jashtë Italisë, në veçanti nga Anglia. Inzaghi është shumë i dashur në Premier League, veçanërisht Liverpool që do të duhet të zëvendësojë Klopp në fund të sezonit.
Një interes për të cilin sot shkruan edhe Gazzetta dello Sport. Në të vërtetë, diçka më shumë se një interes i thjeshtë nga ana e Liverpool-it. Por, përtej kënaqësisë personale, nuk ka asgjë tjetër për momentin nga trajneri i Interit që nuk mund ta imagjinojë të ardhmen e tij të afërt larg Milanit. Dhe as presidenti Zhang nuk e imagjinon, gati të pranojë kërkesat e tij në fund të sezonit.
Së pari, ka një kampionat për të fituar dhe një Champions League për ta çuar përpara në mënyrën më të mirë të mundshme.





