Liverpool ka marrë një barazim 2-2 pasditen e sotme ndaj Brighton në transfertë.

Skuadra e Klopp e pa veten në disavanatazh në minutën e 20′, kur vendasit kaluan përpara me Adingra. Më pas pak para mbarimit të pjesës së parë, 2 gola të shpejtë të Salah kaluan në avantazh të kuqtë.

Në pjesën e dytë loja ishte e ekuilibruar dhe Brighton arriti të barazojë në minutën e 78′ me Dunk.

Ky barazim e mban Liverpool në vendin e tretë me 17 pikë, ndërsa Brighton mbetet i gjashti me 16 pikë.