Liverpuli po përgatit një ofensivë historike për të siguruar shërbimet e mesfushorit francez Olize, aktualisht pjesë e Bajern Mynih. 23-vjeçari po shkëlqen në Bundesligë dhe shihet si lojtari ideal për të sjellë kreativitet, gola dhe lidership në projektin e ri të “Reds”.
Sipas raportimeve, Bajern Mynih nuk është i gatshëm ta lëshojë Olise pa një ofertë të jashtëzakonshme, duke e vlerësuar si një nga talentet më të rëndësishëm të skuadrës. Megjithatë, Liverpul duket i gatshëm të shkojë deri në 200 milionë euro, një shifër që do të shënonte investimin më të madh në historinë e klubit anglez. Në Angli, drejtuesit e Liverpulit po punojnë mbi strukturën e kontratës dhe rolin kyç që Olize do të ketë në skuadër.
Largimi i Salah shihet si i pashmangshëm, me oferta të mëdha nga Arabia Saudite dhe dëshirën e lojtarit për një ndryshim. Ky operacion pritet të ndezë një verë me negociata të ashpra mes Liverpul dhe Bajern Mynih, ndërsa mediat britanike e konsiderojnë Olise si një lëvizje që mund të ndryshojë peizazhin e titujve në sezonin e ardhshëm.





