8 dhjetor 2014 – Mario Baloteli i ka ditët e numëruara në “Anfield Road” vetëm 5 muaj pasi erdhi nga Milani për 16 milionë paund.
Sipas “Sunday People”, menaxheri Brendën Roxhers i ka lëshuar një ultimatum sulmuesit italian se nëse ai nuk e gjen formën e tij më të mirë, atëherë “reds”-at do ta shesin në merkaton e verës. Deri më sot, Roxhers nuk e ka kritikuar asnjëherë publikisht sulmuesin.





