Pas daljes nga edicioni i katërt i Big Brother VIP Albania, Livia Brunga ka vendosur të flasë hapur për marrëdhënien e saj me Mevlan Shabën, e cila u komentua gjerësisht brenda shtëpisë së famshme. Bukuroshja është rikthyer në ekran, këtë herë në programin e dashurisë Përputhen, aty ku nisi rrugëtimi i saj televiziv.

E pyetur nga moderatorja Megi Pojani nëse historia me Mevlanin ka marrë fund, Livia u përgjigj prerë:

“Po, tash momentalisht mund të them që ka marrë fund.”

Por kur u pyet nëse është ende e dashuruar në të, ajo u shpreh qartë:

“Dashuruar është fjalë shumë e madhe. Jam e dashuruar vetëm me veten. Nuk gënjej.”

Deklaratat e saj lënë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre ka mbetur pezull, pa një mbyllje të qartë nga të dyja palët. Megjithatë, për Livian, gjithçka duket se është e mbyllur dhe e kaluar.