19shtator 2015 – Një qen qëndron i varur prej disa ditësh në mes të plazhistëve në Zvërnec. Pamja llahtar është publikuar në faqen në facebook nga gazetari i Vlorës, Enrik Mehmeti. Ai komenton se, qeni është varur nga persona të papërgjegjshëm në një pemë të zonës bregdetare. “Për mua ky është krim dhe shkaktarët duhet të arrestohen!
Më e keqja është që Policia Pyjore kalon prane dhe nuk e merr mundimin ta heqë”, shkruan ai. Pavarësisht kësaj ngjarjeje nuk ka pasur ndonjë reagim nga shoqatat për mbrojtjen e kafshëve.
/portali DurresLajm/





