TIRANË – Në një intervistë që kryeprokurori Adriatik Llalla dha për “Zëri i Amerikës”, kreu i akuzës shqiptare theksoi se lufta kundër korrupsionit duhet të fillojë nga pastrimi i organeve të drejtësisë. Sipas Llallës “është një pakicë prokurorësh që njollosin organin e akuzës”.

Duke u ndalur tek puna e tij në krye të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Llalla tha se ka marrë vlerësime për periudhën që e ka drejtuar këtë institucion. Nga ana tjetër ai pranoi se nga ana e prokurorisë janë pushuar padrejtësisht kallëzime tw bëra nga ILDKP-ja.

Për Llallën mënyra se si organet e drejtësisë veprojnw me denoncimet duhet parë me dyshim, pasi prapa çdo denoncimi të rrëzuar mund të qëndrojnë favore që zyrtarët u bëjnë njerëzve te drejtësisw.