Ish-Kryeprokurori Adriatik Lalla ka dorëzuar këtë të shtunë kërkesën për të mos u emëruar si gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe të mos i nënshtrohet Veting-ut. 

Lajmi është konfirmuar nga vetë ish-Prokurori i Përgjithshëm, i cili tha se e kishte dorëzuar kërkesën tek organet e Veting-ut.

Llalla heq kështu dorë nga emërimi si gjyqtar, duke kërkuar që të mos verifikohet dhe të mos kalojë në filtrat e Veting-ut.

Vendimi i Llallës vjen 2 muaj pasi i mbaroi mandati i Kryeprokurorit.