Gjykata e Apelit të Posaçëm ka miratuar vendimin shkallës së parë, duke lënë në fuqi rrëzimin e kërkesës për ish kryeprokurorit Adriatik Llalla për pezullimin e dënimit me burg.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, nga arratia nëpërmjet avokatit kërkoi pezullim ekzekutimi të vendimit, duke kërkuar që Llalla të mos qëndrojë në burg nëse arrestohet për shkak të problemeve shëndetësore që ka.

Por Apeli i Posaçëm ka vendosur ta rrëzojë këtë kërkesë, kështu që Llalla do të arrestohet dhe do të vihet pas hekurave.