Kryeprokurori Adriatik Llalla nga Gjirokastra deklaroi hetimin e të gjithë kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhje. 

Ai tha se KQZ-së i janë dërguar vendimet për ndërprerjen e mandatit për kryebashkiakët e Tepelenës dhe Poliçanit.

Kreu i bashkisë Poliçan Adriatik Zotkaj dhe Tërmet Peçi i Tepelenës janë në ndjekje penale për falsifikim.

Sipas Llallës, KQZ-së i janë dërguar vendimet e konstatimit për ndërprerjen e mandatit për kryebashkiakët e Tepelenës dhe Poliçanit, pasi rezulton se nuk kanë deklaruar dënime, të cilët përfshihen në sferën e ndalimit për ushtrimin e funksionit, në kuadër të ligjit për dekriminalizimin.