TIRANE, 24 gusht 2013 – Pas Prokurorisë së Tiranës dhe Inspektoriatit  të Lartë të Deklarimit të Pasurive,  tashmë është Prokuroria e Përgjithshme e cila ka vendosur që të shpenzojë një shumë të konsiderueshme  për të ndërtuar një restorant mbi  tarracë.

Që në ditët e para të  publikimit të nismës “Stoprrënimit. com” nga Partia Socialiste janë të  shumtë qytetarët të cilët denoncuan ngritjen e shtesave apo të objekteve. Nga objektet e denoncuara nga  qytetarët, është edhe shtesa e kryer nga Prokuroria e Përgjithshme, e  cila i ka bllokuar pamjen e kateve të  sipërme të një prej pallateve pas saj.

Të kontaktuar në telefon nhga “Shekulli”, zyrtarët e  Prokurorisë shprehen se kanë marrë  leje.

Nga këqyrja e dokumentacionit, rezulton se shtesa e  ngritur nga Prokuroria e Përgjithshme është planifikuar jo për zyra,  por për një restorant.

Madje, nga  hartat që kanë marrë pjesëmarrësit  në tender, rezultojnë se është për-caktuar edhe numri i tavolinave dhe  i gjithë sistemi i ndriçimit dhe ai  audio.

Në total kostoja e shtesës  ka kushtuar rreth 5 milionë lekë të  reja.

“Fondi limit: 4 997 548 lekë.  Burimi i Financimit: Buxheti i Shtet-it. Objekti i kontratës: Shtesë kati  me konstruksion metalik i kombinuar të Prokurorisë së Përgjithshme,  për vitin 2013, me prokurim elektronik”, thuhet në dosjen e tenderit  të zhvilluar nga ky institucion.

Ende  nuk bëhet e ditur nëse Organi i Prokurorisë së Përgjithshme ka marrë leje  në Bashkinë e Tiranës për shtesë kati,pasi ndërtimi i  saj nisi në periudhën parazgjedhore,  kur nuk ka pasur mbledhje të Këshillit  të Rregullimit të Territorit në Tiranë.