“Nga informacioni që administrojmë, rezulton se në qarkun e Shkodrës, kryesisht në zonat malore, mbetet problematike evidentimi i kultivuesve të lëndës narkotike. Pavarësisht operacioneve periodike policore, nuk janë zbuluar personat përgjegjës për këto vepra penale. Do të kërkoj nga ju që të shqyrtoni çdo informacion dhe të zhvilloni hetime proaktive për këto raste, me qëllim zbulimin e autorëve, por edhe të personave zyrtarë që mund t’i mbështesin.”
Ka qenë kjo deklarata e kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili ishte mjaft i qartë në porositë që u la prokurorëve të Lezhës, Shkodrës dhe Kukësit.
Llalla ishte sot në Shkodër për të marrë pjesë në analizën vjetore të prokurorisë, nga ku kërkoi gjithashtu dhe forcim të bashkëpunimit me policinë.





