Ministri i Brendshëm, Sander Lleshaj, në prag të festave të fundvitit, apelon të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Lleshaj ne nje postim ne Facebook, shpreh bindjen se kjo situatë nuk zgjidhet vetëm me gjobat nga policia rrugore, andaj kërkon reklektim nga të gjithë.
"Ndryshimet e rëndësishme në mënyrën e kontrollit policor për qarkullimin rrugor, po nxjerrin në pah një nivel shumë të ulët të njohjes dhe respektimit të rregullave nga drejtuesit e automjeteve.
Policia ka gjobitur shumë drejtues mjetesh, që nuk kanë asnjë lloj ndjesie për vijat e bardha, për përparësinë e këmbësorëve, etj. Kërkohet reflektim nga të gjithë. Duhet sjellje normale në rrugë, në respekt të qetësisë dhe të jetës.
Gjobat janë lajmi i keq, që sinjalizon edukim të papërshtatshëm dhe sjellje jo qytetare. Kontribuoni për më pak gjoba dhe për më shumë qytetari dhe siguri në rrugët tona."





